Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764

Charlize Theron shkaku i rolit filmik kishte shtuar peshë rreth 23 kilogramë

$
0
0

Charlize Theron është shfaqur mbrëmë në Los Angeles për premierën e filmit “Tully”.

Aktorja afrikano-amerikane kishte zgjedhur të vesh një fustan të gjatë që shumë pak i tregonte figurat trupore.

Një herë fituesja e çmimit Oscar për shkak të rolit këtë herë ka shtuar rreth 23 kilogramë.

Charlize Theron (Getty Images)

Ajo raportohet se kryesisht ka konsumuar ushqime të pashëndetshme, makarona me djathë, pije të gazuara dhe kjo e dërgoi drejt depresionit.

“Për herë të parë në jetën time nuk kam shikuar se çfarë po ha dhe kam jetuar duke ngrënë hamburgera dhe patate, ushqime industriale, e cila ndikoi shumë të keq në psikikën time”, tha ajo për “Entertainment Tonight”.

Aktualisht aktorja është duke u munduar të rifitojë peshën që kishte më parë para xhirimeve filmike.

Ndryshe, 42-vjeçaren do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike gjatë këtij viti. /Telegrafi/

The post Charlize Theron shkaku i rolit filmik kishte shtuar peshë rreth 23 kilogramë appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764