Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5826

Vetëvrasja e gjeneralit kroat bëhet pjesë e një skeçi humoristik në SHBA (Foto/Video)

$
0
0

Komiku amerikan, Conan O’Brien, në emisionin e tij e ka përmendur rastin e vetëvrasjes së Slobodan Praljak dhe nga e gjithë kjo situatë ka bërë një skeç për shoun e tij televiziv.

“Ish-gjenerali kroat, një person i keq që ishte dënuar për krime lufte, e ka gëlltitur helmin gjatë kohës së gjykimit në Hagë”.

(Foto: YouTube/TBS)

“Ai vendosi më mirë të vetëvritej sesa ta vuante dënimin me burg. Kjo ishte mënyra e tij për t’iu shmangur situatës”, ka deklaruar O’Brien.

Nga ana tjetër, kameramani i tij ka ndërhyrë duke shtuar se diçka e tillë nuk është aq e çuditshme.

(Foto: YouTube/TBS)

Autopsia zbulon llojin e helmit që piu Slobodan Praljak në Gjykatën e Hagës (Video) Autopsia zbulon llojin e helmit që piu Slobodan Praljak në Gjykatën e Hagës (Video)

Kameramani Tony se në ndonjë moment të gjithë “kemi pirë helm” për të dalë nga situatat e caktuara.

“Truku është që të kesh helmin e duhur, ndërsa zgjedhja ime është ‘Mendelson’s Cyanide Sips’ (gëlltit cianidin)”.

“Ai më mbyt sa herë që kam nevojë”, ka thënë Tony.

(Foto: YouTube/TBS)

Më pas, ai e ka risjellë skenën e vetëvrasjes duke e pirë përmbajtjen në shishen që e kishte.

Natyrisht, e gjitha ishte pjesë e spektaklit televiziv për emisionin e Conan O’Brien. /Telegrafi/

The post Vetëvrasja e gjeneralit kroat bëhet pjesë e një skeçi humoristik në SHBA (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5826

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>