Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5826

Fillon java e Anibarit

$
0
0

Më 14 Gusht Peja ndërroj atmosferë, duke e kthyer qytetin në qytet kulture, rinie, artistike, me filma, aktivitete e vizitorë, për të shënuar javën më të bukur të vitit – javën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar.

Gjatë kësaj jave, të gjithë të interesuarit në kulturë, film; të interesuarit për të takuar njerëz të njohur e interesantë në animacion, filmografi, art, arkitekturë e shumë fusha të tjera, do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të llojllojshme, duke filluar prej orës 10 të mëngjesit e deri në 10 të mbrëmjes.

Përpos filmave do të hapet edhe një ekspozitë në galerinë e arteve në Pejë, do të ketë punëtori për fëmijë dhe të rinj, takime e prezantime në ambiente të ndryshëm, dhe në fund të çdo dite do të ketë ndeja të cilat shënojnë fundin e secilës ditë të Festivalit.

Gjatë kësaj jave, do të bashkohemi të gjithë për të Rikthyer Qytetin – duke qenë kjo kauza kryesore e këtij festivali, ku do të vihen në jetë hapësirat e pashfrytëzuara publike prej kohësh.

Gjatë kësaj jave, të gjithë së bashku do e RECLAIM THE CITY, për ta lënë një shije të mirë të kulturës e artit edhe pjesën tjetër të vitit.

The post Fillon java e Anibarit appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5826

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>